Zëdhënësi i PDK-së: Jemi në procesin e Qeverisë ‘Ku Ku Kurti’, për ata prioritet është fajësimi i të tjerëve
Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Abdullahu ka thënë se Qeverisë Kurti nuk i konvenon ta ndajë pushtetin me dikë tjetër.
Në një shkrim në llogarinë e tij në Facebook, Abdullahu ka thënë se zhbllokimi i procesit për krijimin e Kuvendit të Kosovës, për VV-në do të thotë krijim i një Qeveria të vogël e të dobët.
“4.Sa më shumë zgjatë kjo “bllokadë” si budallaki politike aq më pak apsurde do të duket çfardo zgjidhje që do të ndodh më pas qoftë edhe shkuarje në zgjedhje.
5. Tash jemi në procesin e Qeverisë “ Ku Ku Kurti” sepse për ata prioritet para çdo gjëje është fajsimi i të tjerëve … ku ku bre a po e sheh çka po na bojnë - thonë ata
6. Populizmi lind autokraci, viktima e parë është demokracia - pytni mediat nëse nuk besoni.
7. Çdo e keqe në këtë vend po reduktohet sepse në Kuvend “të gjithë kanë faj”. VV-ja po e mbron veten nga çdo dështim me fajsim të krejtve, “qe spo na lon me bo Qeveri” – ka shkruar tutje ai.
Postimi i plotë: