Zëdhënësi i Doganës: Ende nuk dihet vlera e mallit të sekuestruar në Hoçë të Madhe - NACIONALE

Zëdhënësi i Doganës: Ende nuk dihet vlera e mallit të sekuestruar në Hoçë të Madhe

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, ka folur rreth aksionit të sotëm të sekuestrimit të mallrave në Hoçë të Madhe, të komunës së Rahovecit.

Stavileci tha se mallrat e konfiskuara janë kryesisht verëra – verë e bardhë dhe e kuqe.

Ai tha për T7 se kanë pasur rezistencë, pasi sipas tij nganjëherë këto procedura nuk janë të lehta për kompanitë.

“Ne e konsiderojmë alkool ilegal kur prodhojnë pa certifikim paraprak nga Dogana dhe pa regjistrim në listën e prodhuesit të alkoolit në Doganë, në atë formë shmangin edhe akcizën dhe pagesën e taksave”, tha ai. Kemi pasur rezistencë, por gjithmonë ka tendencë t’i jepet ngjyrë politike”, tha ai, duke shtuar se nuk dihet ende vlera e mallrave që janë sekuestruar.

“Ende se kemi raportin final se sa mund të vlerësohet ky lloj malli, por llogaritet se kanë qenë diku 42 mijë litra pije alkoolike, të cilat në treg të shumicës mund të shkojnë mbi 100 mijë euro”, tha Stavileci.

Lajme të ngjashme