Zëdhënësi i AAK-së, Kurtit: Veç plisit mos ja hup nderin, se ai ka pa burra të vërtetë
Zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemajli, është tallur me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, i cili sot ka vendosur një plis në kokë, duke e vizituar kullën e patriotit Isa Boletini.
Ai ka treguar se pse Kurt e ka bërë një veprim të tillë.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar që Kurti duhet të bëj kujdes me plis.
“Qashtu Albin, kur s’ki qysh i arsyetohesh qytetarëve se pse n’veri e pagujnë rrymën lirë, e pjesën tjetër e rrjep, nxirre naj plis, qite naj foto e hiqu si patriot me i ushqy militantat. Veç plisit mos ja hup nderin, se ai ka pa burra t’vërtetë, jo mashtrues që lujnë patriotin sa herë i ngushtohet puna”, ka shkruar Xhemajli.