Zëdhënësi i AAK-së, Dimal Bashës: Deputeti aksidental, rri qaty e merre rrogën “mufte” - NACIONALE

Zëdhënësi i AAK-së, Dimal Bashës: Deputeti aksidental, rri qaty e merre rrogën “mufte”

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili, i ka reaguar deputetit të VV-së, Dimal Basha, i cili sot ka kritikuar liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Në profilin e tij në “Facebook”, zyrtari i AAK-së ka shkruar se Basha është i padijshëm dhe deputet aksidental.

Sipas tij, akuzat e Bashës ndaj Haradinaj janë të pabaza.

“Gjithmonë më është dhimbsur qeky farë Dimali, bile edhe atëherë kur e tallnin edhe në baza raciste. Po më dhimset edhe sot, po sa i padijshëm është! Duke dashur të kundërsulmojë, e akuzon Haradinajn se e paska rritur koston e rrugës për Zahaq. I shkreti paska ra edhe më poshtë, duke mos e ditur se Kryeministri nuk i rritë e as nuk i zvogëlon kostot e projekteve. Këtë punë e bëjnë disa njerëz të tjerë dhe këtë do të duhej ta dinte ky farë deputeti aksidental”, ka shkruar Xhemaili.

Ai e ka ftuar deputetin e VV-së që të rri qaty e të merrë rrogë “mufte”!.

Por meqë po shitet si shumë i ditur, le t’i japë edhe disa përgjigje të tjera; për Martinin psh, ose për Nagipin, ose për Rozetën, ose për atë farë matrapazin e miellit, ose për “nanat në livadh”. Gabimet e të tjerëve janë shumë të vogla për me i mbulu megaskandalet e juaja o Dimal, po rri qaty e merre qat rrogë “mufte”!", ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme