Zbulohet shtatorja e Ibrahim Rugovës në Podujevë
Në qytetin e Podujevës është zbuluar shtatorja e Ibrahim Rugovës, ish-presidentit të Kosovës gjatë viteve nëntëdhjeta dhe pasluftës.
Në ceremoninë e organizuar enkas për këtë zbulim kanë marrë pjesë edhe shumë liderë politikë dhe institucionalë të Kosovës.
Në këtë ceremoni ishin prezentë kryeministri Albin Kurti, presidentja Vjosa Osmani, ministrat Donika Gërvalla e Faton Peci dhe shumë zyrtarë të LDK-së dhe familja e Rugovës.