Zbulohet sasi e madhe e narkotikëve në një fshat të Pejës, priten arrestime - NACIONALE

Zbulohet sasi e madhe e narkotikëve në një fshat të Pejës, priten arrestime

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Një sasi e konsiderueshme e narkotikëve është kapur në një fshat të Pejës.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, i cili ka thënë se është zbuluar edhe një laborator për prodhimin e narkotikëve.

“Në një fshat të komunës së Pejës është kapur sasi e konsiderueshme e narkotikeve. Përveç drogës është zbuluar edhe një laborator për prodhimin e narkotikëve. Në këtë rast pritet të ketë arrestime. Në vend të ngjarjes janë njësiti anti-drogë nga Policia e Pejës dhe të gjitha njësitet relevante bashkë, me prokurorin e krimeve të rënda nga Prokuroria Themelore në Pejë”, tha Nikçi për Klan Kosova.

Lajme të ngjashme