Zbulohet e vërteta: ‘Vajza e prokurorit’ u prezantua rrejshëm, babai i saj jeton në diasporë
Videoja që bëri shumë bujë ditën e sotme, ishte ajo ku një vajzë pas një incidenti prezantohet si “vajza e prokurorit”.
Megjithatë, po del se vajza që rrezikoi një grua me fëmijë në trafik, ka deklaruar rrejshëm kur ka thënë se është vajza e prokurorit.
Sinjali ka mësuar identitetin e vajzës që u prezantua rrejshëm si e bija e prokurorit.
Burimet nga Prokuroria bëjnë me dije se tashmë është identifikuar vajza qe shihet në këto pamje dhe bëhet fjalë për Valentina Aliun, babai i të cilës jeton në diasporë dhe nuk ushtron detyrën e Prokurorit në Kosovë.
Për shkak të veprimeve të saj, që pushtuan rrjetet socale, ndaj saj pritet të shqiptohet gjobë për prishje të rendit dhe qetësisë publike dhe për kundërvajtje.