Zbulimi në Kalanë e Vuçakut, Kurti: Altari romak ka një rëndësi të veçantë si dëshmi e jetës dhe kulturës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar për gërmimet arkeologjike në Kalanë e Vuçakut të Drenasit, ku ekipi arkeologjik ka zbuluar një altar romak i shekullit të tretë i erës sonë, një spolia e ripërdorur në ndërtimin e kalasë së periudhës së Justinianit 527–565 para erës sonë.
Kurti e ka vlerësuar zbulimin si një dëshmi të rëndësishme të historisë dhe kulturës së vazhdueshme të Kosovës.
“Gërmimet sapo kanë filluar në Kalanë e Vuçakut të Drenasit, dhe ekipi arkeologjik tashmë ka bërë zbulimin e tij të parë të rëndësishëm, në muret rrethuese të kalasë: një altar romak që daton nga shekulli i tretë të e.s., një spolia e ripërdorur në ndërtimin e kalasë së periudhës së Justinianit (527–565 e.s.). Altari ka një rëndësi të veçantë si dëshmi e jetës dhe kulturës së vazhdueshme nga parahistoria dhe antikiteti deri në mesjetë”, ka shkruar Kurti në X.
Excavations have just begun at Drenas's Vuçak Castle, and the archaeological team has already made its first significant discovery, in the surrounding walls of the castle: a Roman altar dating from the third century C.E., a spolia reused in the construction of the castle of the… pic.twitter.com/4LEL8tgmZb
— Albin Kurti (@albinkurti) June 30, 2024