Zbatimi i marrëveshjes temë që duhet adresuar “në nivel liderësh”, thotë Stano
Ende s’sduket gjëkundi në horizont një takim i Nivelit të Lartë mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, por zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha se për çështjet e zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit/Ohrit ato duhen adresuar në nivel liderësh, duke jehuar deklaratën e djeshme të Përfaqësuesit Special të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak.
Në një konferenc për shtyp, Peter Stano, u shpreh se “zbatimi i marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit, sikur edhe kërkesat shtesë për normalizim, kanë nevojë të adresohen nga liderët gjatë takimit të radhës në nivel të lartë, në kuadër të dialogut”.