‘Zbatimi i ligjit i kalli keqbërsërit’: Lladrovci thotë se organet e rendit kanë zbuluar burimin e dezinformatave për të - NACIONALE

‘Zbatimi i ligjit i kalli keqbërsërit’: Lladrovci thotë se organet e rendit kanë zbuluar burimin e dezinformatave për të

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka thënë se organet e rendit kanë zbardhur burimin e personave që kanë shpërndarë dezinformata lidhur me punën e tij.

Lladrovci ka thënë se profilat e rremë në rrjete sociale, “të bëjnë të pasur, të martojnë, e të bëjnë edhe me aeriplanë”.

Tutje, ai ka paralajmëruar se më të njëjtit, do të takohet në gjyq.

“P.S. Nëse portalet që kanë publikuar lajmin e rremë për një çështje të pavërtetë, sikur nuk kisha qasje në rrjet, nuk e publikojnë këtë reagim, do të ngre padi, sikur për keqbërësit tjerë. Gjatë tërë ditës, sot e çdo herë, telefoni im është i hapur!”, ka thënë në fund ai.

Postimi i plotë i tij:

Puna e mirë e organeve të rendit, zbardh burimin e ngacmimeve në komunën e Drenasit!
Opinioni ka qenë në dijeni me sulmet e pareshtura me dezinformata e ngacmime të llojeve të ndryshme, nga dita ime e parë në krye të komunës. Personi publik, paguan edhe çmim e sidomos kur zbatimin e ligjit e ke prioritet.

Zbatimi i ligjit i ka „kall“ keqbërësit dhe kanë sulmuar e sulmojnë me identitete të rreme në rrjetet sociale. Këto profile të rreme, me emra të bukur si Fjoralba, etj. të bëjnë të pasur, të martojnë e besa të bëjnë edhe me aeroplanë.

Përgëzoj organet kompetente që ua nxori në pah identitetet këtyre keqbërësve. Gjithsesi, meritë për këtë kanë edhe „keqbërësit e mashtruar“ që u bënë të sinqertë me bashkëpunim dhe treguan për burimet e financimit, bashkëpunëtorët dhe motivuesit e tyre.

Këto sulme e shpifje nuk më kanë zmbrapsur e as më zmbrapsin. Kompromis me ligjin nuk bëj. Qëndrueshmërinë time e njohin të gjithë ata që më njohin nga vitet e ’80-ta e këndej. As ua kam pasur frikën, as do ua kem frikën. Kurrë.

Keqbërës, ligji po vepron dhe do të veprojë. Shihemi në gjyq.

P.S. Nëse portalet që kanë publikuar lajmin e rremë për një çështje të pavërtetë, sikur nuk kisha qasje në rrjet, nuk e publikojnë këtë reagim, do të ngre padi, sikur për keqbërësit tjerë. Gjatë tërë ditës, sot e çdo herë, telefoni im është i hapur!

Lajme të ngjashme