Zbardhet Kosova, bie bora e parë - NACIONALE

Zbardhet Kosova, bie bora e parë

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Mëngjesi i sotëm Kosovën e ka zbardhur me një pamje tjetër.

Bora e parë që ka rënë gjate natës dhe po vazhdon edhe këtë mëngjes e ka mbuluar Kosovën.

Megjithatë, kjo borë e hershme po shihet si e rrallë.

Meteorologu Besim Aliu ka thënë se Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës nuk kishte regjistruar paraprakisht se do të kishte reshje bore.

Në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, ai ka thënë këto fenomene ndodhin kur vera është shumë e nxehtë.

“Duke shikuar statistikat e Institutit Hidrometeorologjik, rreth reshjeve të borës këtë fillim tetori instituti nuk ka pasur shënime, pra nuk i kemi pasur të regjistruara. Por këto fenomene ndodhin kur vera është shumë e nxehtë”, ka thënë Aliu.

Lajme të ngjashme