"Zastava" e pranon që granathedhëset e konfiskuara në Banjskë "kanë qenë në arkivat tona të prodhimi"
“Dy granatahedhës të llojit M93, që u konfiskuan pas sulmit të armatosur në Banjskë të Zveçanit, janë pjesë e arkivit të prodhimit të fabrikës së armëve Zastava në Kragujevc”, ka raportuar Radio Evropa e Lirë.
REL ka pranuar me përgjigje me shkrim nga fabrika e armëve Zastava ku konfirmojnë vet këto të dhëna, që fillimisht ishin raportuar nga gjetjet e Policisë së Kosovës dhe mëpastaj ishin deklaruar edhe nga Ministria e Brendshme e Kosovës.
“Kjo është hera e parë që fabrika më e madhe serbe e armëve konfirmon informacionet e publikuara më herët nga autoritetet në Kosovë, se grupi i personave të armatosur që sulmuan Policinë e Kosovës kishin armë të prodhuara në Serbi”, raportoi kjo media.