“Zani s’po ju nihet profiterave të pushtetit”: Mehmetaj kritikon heshtjen e deputetëve të VV-së në videon e PSD-së
Gazetari Lirim Mehmetaj ka komentuar videon e aktivistit të PSD-së, i cili pyet deputetët e VV-së për pranin e “Zajednicës”.
Ai ka kritikuar heshtjen e deputetëve të pushtetit ndaj pyetjes së aktivistit.
Në profilin e tij në “Facebook”, Mehmeta i ka quajtur ata “profitera të pushtetit”.
“Po pyeten për shokun e tyre të vdekur në burg. Zani s’po ju nihet profiterave të pushtetit. Tash janë mirë për vete. Privilegje po, pushtet po, pasuri po, të tjerët të shkojnë në lesh. Ky hajni, Artan Abrashi, i kish pas vjedhë edhe parat për derivate pa pasë veturë fare”, ka shkruar Mehmetaj.