Zana Avdiu: Ne me duart tona po krijojmë e rrisim dhunues - NACIONALE

Zana Avdiu: Ne me duart tona po krijojmë e rrisim dhunues

1 vit më parë

nga NACIONALE

Aktivistja Zana Avdiu, ka reaguar pas raportimeve se një vajzë 11-vjeçare është dhunuar nga 5 persona për 7 orë në Prishtinë.

Avdiu ka thënë se nevoje seksuale, siç pretendojnë mbrojtësit e dhunuesve. Kjo ka te beje me urrejtjen dhe mosdurimin ndaj grave dhe vajzave.

‘’Pra, perdhunim mbi 7 ore, i nje femije vajze. Kjo nuk ka te beje me nevoje seksuale, sic pretendojne mbrojtesit e dhunuesve. Kjo ka te beje me urrejtjen dhe mosdurimin ndaj grave dhe vajzave. Dhe, pervec tjerash kjo kallxon qe te gjitha moshat jane dhunues, sepse edukohen qe nga femijeria te jene te tille’’, ka thënë Avdiu.

Ajo ka shtuar se gjithmonë do të ketë përdhunues përderisa shteti edhe shoqëria, çohet e kërkojnë e bëjnë rregulla qysh me u sjelle e veshe një grua.

‘’Na me duart e tona po krijojme e rrisim dhunues. Sepse edukimi qe ua japim djemve si shoqni, per baze e ka dhunen, e sidomos ndaj grave. Kjo ngjarje, eshte pasqyra e mendesise tone’’, ka deklaruar Avdiu.

Lajme të ngjashme