Zana Avdiu: Erion Veliaj s'mundet me ia ulë namin Ibrahim Rugovës
Analistja Zana Avdiu, ka reaguar pas ndryshimit të emrit të një segmenti të rrugës “Ibrahim Rugova” në Tiranë.
Me anë të një status, Avdiu ka thënë se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Velijaj nuk mund t’ia ulë namin ish-presidentit Rugova.
“Ibrahim Rugoves nuk mundet me ua ule namin kurrekush, e aq ma pak Erion Veliaj”, ka shkruar Avdiu
Tutje, ajo ka thënë se pavarësia e Kosovës është i lidhur ngusht me emrin e ish-presidentit Rugova.
“Mundet edhe shtatoren mos me ia lane me u vendos ne Tirane, mundet edhe emrin me ia fshi nga nje rruge te qytetit, por nuk mundet me fshi emrin e tij ne lirine e Kosoves. Emri i tij eshte i gdhendur ne shkronjat e pavaresise se nje toke shqiptare, qe eshte Kosova.
Emri i Presidentit Rugova, do te jetoje derisa te ekzistoje Kosova”, ka shkruar ajo.
