Zaimi me konspiracion: Si duket, nga dikush nuk tolerohet që Kurti ta mbështesë Taravarin - NACIONALE

Zaimi me konspiracion: Si duket, nga dikush nuk tolerohet që Kurti ta mbështesë Taravarin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Arbër Zaimi, aktivist i VV-së nga Shqipëria, ka shkruar një status, në të cilin ka mbrojtur ndërhyrjen e kryeministrit Albin Kurti në politikën e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.

Në shkrimin e tij, Zaimi ka theksuar se kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka përkrahur LSDM-në.

Zaimi ka pretenduar se “nga dikush-dikush gjithçka tolerohet, por nuk tolerohet do ta mbështesë shqiptari-shqiptari. Pra Albin Kurti-Arben Taravarin”.

Postimi i plotë:

Kancelari gjerman Olaf Scholz përmes një videoadresimi dje ka mbështetur fushatën elektorale të partisë maqedonase LSDM. Asnjë kritikë askund.

Në zgjedhjet e 2021 kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shkoi në Shkup dhe mbështeti kryetarin e Shkupit, Petre Shilegovin. Asnjë kritikë askund.

Ka dhe shumë raste të tjera, me asnjë kritikë askund.

Është shumë normale, në një botë gjithnjë e më të globalizuar, me lidhje ekonomike, shoqërore e diasporike, apo në një rajon si Ballkani, ku kufijtë nuk i marrin parasysh kombet.

Por, zhurmë e madhe, pse një parti shqiptare e Kosovës, Vetëvendosja mbështet një koalicion shqiptar të Maqedonisë së Veriut, koalicionin VLEN.

Si duket, nga dikush-dikush gjithçka tolerohet, por nuk tolerohet dot ta mbështesë shqiptari - shqiptarin. Pra Albin Kurti - Arben Taravarin.

Lajme të ngjashme