Zaimi i VV-së me hipotezë: Serbia s’do ta njohë Kosovën pa një luftë - NACIONALE

Zaimi i VV-së me hipotezë: Serbia s’do ta njohë Kosovën pa një luftë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Arbër Zaimi, anëtar i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, ka shkruar një artikull të gjatë për revistën Shenja.

Në këtë artikull të titulluar “Shqiptarë e serbë: Traditë e strategji”, aktivisti i LVV-së nga Tirana ka dhënë një interpretim historik mbi marrëdhëniet mes shqiptarëve e serbëve.

Megjithatë, kah fundi i artikullit, Zaimi bën një interpretim të çuditshëm, duke ngritur edhe një hipotezë. Sipas Zaimit, Serbia nuk do ta njohë Kosovën pa një luftë.

“Nëse Timothy Garton Ash ka të drejtë, atëherë mund ta zgjasim argumentin e tij edhe në rrethinën tonë dhe të themi se as Serbia nuk do ta njohë Kosovën pa një luftë, as Rusia nuk do ta lëshojë Serbinë prej sferës së saj të ndikimit pa një luftë.” – shkroi ai.

Tutje, aktivisti i VV-së pretendon se perëndimorët dëshirojnë t’i lëshojnë pak territor Serbisë në Kosovë.

“Perëndimorët, që mendojnë se duke i lëshuar Serbisë pak territor në Kosovë do ta shkëpusin atë prej Serbisë, nuk e kanë parasysh se Serbia edhe kur e ka pasur të gjithë territorin e Kosovës nuk është shkëputur prej Rusisë e as nuk është ndalur së synuari territore të tjera.” – shkruan Zaimi.

Lajme të ngjashme