Zaimi i VV-së: Asociacioni do të thotë hapje ndaj Moskës, Kosova është cak i Rusisë - NACIONALE

Zaimi i VV-së: Asociacioni do të thotë hapje ndaj Moskës, Kosova është cak i Rusisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Arbër Zaimi, anëtar i Kryesisë së VV-së dhe aktivist i njohur nga Shqipëria, ka komentuar deklaratën e Maria Zakharova, zëdhënëse e Qeverisë së Rusisë, e cila e krahasoi kryeminstrin e Kosovës, Albin Kurti.

Sipas Zaimit, ajo i përmend dy emra si armiq të Rusisë: Albin Kurtin dhe Volodomyr Zelenskin, president i Ukrainës.

“Që zëdhënësja e qeverisë ruse, Maria Zakharova, publikoi para pak minutash “opinionin” e saj ku përmend si armiq të Rusisë specifikisht Kurtin dhe Zelenskin (fillimisht Kurtin pastaj Zelenskin), tregon vetëm një gjë:

Kosova është cak i synimeve agresive ruse.” – shkroi ai.

Tutje, Zaimi vlerësoi se në këto rrethana çfarëdo lëshimi ndaj Serbisë, është hapje ndaj Moskës.

“Natyrisht përmes Serbisë të Vuçiqit, por edhe paramilitarëve rusë e pro-rusë, Ëagner, Ujqit e Natës, etj.

Në kushte të tilla, jo vetëm asociacioni, por çdo lëshim pe ndaj Serbisë, do të thotë hapje ndaj Moskës dhe rrezik për sigurinë e paqen.” – vlerësoi z. Zaimi.

Lajme të ngjashme