Zaimi i del kundër Ramës: E propozoi për ShIK njeriun e shkarkuar në Kosovë një ditë para takimit të Ohrit - NACIONALE

Zaimi i del kundër Ramës: E propozoi për ShIK njeriun e shkarkuar në Kosovë një ditë para takimit të Ohrit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi, nuk e ka mirëpritur vendimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, që në krye të SHIK-ut, të jetë ish zv-drejtoresha e AKI-së, Vlora Hyseni.

Zaimi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se ky emërim nuk është aspak i udhës në këtë moment delikat në procesin mes Kosovës e Serbisë.

Ai ka ngritur dyshime se ky emërim është bërë në prag

‘’Nuk është aspak e udhës që në këtë moment delikat në procesin mes Kosovës e Serbisë, kryeministri i Shqipërisë vijon të krijojë kaq shumë kundërvendosje me drejtuesit e Kosovës.’’- ka deklaruar Zaimi.

Ai ka ngritur dyshime se ky emërim është berë në prag të marrëveshjes së Ohrit dhe nuk mund të jetë rastësi.

Zaimi, e ka rikujtuar se Vlora Hyseni është larguar nga detyra nga presidentja dhe kryeministri i Kosovës.

‘’A thua është e rastësishme që një ditë para takimit të Ohrit, Edi Rama ka propozuar për drejtoreshë të shërbimit informativ të Shqipërisë personin që ka qenë nëndrejtoreshë e shërbimit të Kosovës, dhe që është larguar prej detyrës nga presidentja dhe kryeministri i Kosovës?’’- ka deklaruar ai.

Lajme të ngjashme