Zafir Berisha në listën e NISMA-s për deputet
Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka njoftuar se kandidatin i radhës për deputet do të jetë Zafir Berisha.
"Zafir Berisha është një figurë e njohur dhe e respektuar, jo vetëm për angazhimin e tij të palodhshëm në periudhën e luftës, por edhe për kontributin e çmuar që ka dhënë gjatë viteve të shërbimit të tij si deputet i Kosovës." - ka shkruar ndër të tjera Limaj.