Zafir Berisha largohet nga Nisma
Zafir Berisha ka bërë të ditur se nuk është më pjesë e NISMA Socialdemokrate.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka konfirmuar largimin nga kjo parti dhe ka bërë të ditur se angazhimin e tij politik do ta vazhdojë në Bashkimin Demokratik.
Arsyet e këtij vendimi nuk janë bërë të ditura nga ana e tij.