Ymeri thumbon pushtetin: Interesi-mafia energjetike, pasojat-mushkëritë dhe ekonomia jonë
Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, ka reaguar shkurt për situatën në sektorin energjetik, duke e lidhur atë me, siç e quan ajo, “mafian energjetike”.
“Interesi: Mafia energjetike!
Pasojat: Mushkëritë tona edhe ekonomia jonë”, ka shkruar Ymeri.
Ymeri ka ngritur edhe më herët akuza ndaj qeverisë në detyrë, të udhëhequr nga Albin Kurtit për mënyrën se si po menaxhohet sektori i energjisë, duke pretenduar se interesat e importit dhe përfitimi financiar po ndikojnë në vendimmarrje.