Ymeri: Qeveria nuk vendosi as filtera e as bojlera, lejoi që çdo vit të thithim miliarda kilogram CO2 - NACIONALE

Ymeri: Qeveria nuk vendosi as filtera e as bojlera, lejoi që çdo vit të thithim miliarda kilogram CO2

1 vit më parë

nga NACIONALE

Zyrtarja e LDK-së, Janina Ymeri, ka kritikuar Qeverinë Kurti për mosndërmarrje të veprimeve në fushën e energjisë.

Ajo është shprehur e shqetësuar me emetimin e sasisë së madhe të CO2 nga termocentralet në Kosovës.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se me mosveprimet e saj, Qeveria po lejon që çdo vit të thithin qytetarët miliarda kilogram CO2.

“Përderisa rryma pritet të shtrenjtohet për të tretën herë, në vijim gjeni edhe emetimet e gazrave në Kosovë nga termocentralet nga viti 2021. Për CO2, trendi nga 2021 është nga 6 deri 7.6 Miliardë Kilogram në vit. Për referencë 5 fish më e lartë se në Bashkimin Evropian (linku i referencës në Koment.) Grimca Pluhuri, trendi nga 2021 është nga 4 deri 6 Milionë Kilogram Grimca Pluhuri. Ndërsa për gazna tjera emetimet ishin nga 12 deri 18 milionë kilogram për vit. Një qeveri që nuk ishte në gjendje të vendos as filterat e as bojlerat, lejoi që çdo vit të thithim miliarda kilogram CO2 dhe Miliona kilogram grimca pluhuri, Dioksid Sulfuri dhe gazra azoti. Nuk janë vetëm paratë, janë edhe rastet me sëmundje respiratore, janë edhe kontrollat në QKUK e kudo nëpër spitale, është llogaridhënia”, ka shkruar Ymeri.

Lajme të ngjashme