Ymeri: Kurti, kukull e mafias energjetike
Gjatë paraqitjes së saj në emisionin Pressing në T7, kandidatja e LDK-së për deputete, Janina Ymeri, ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Ymeri e quajti Kurtin “kukull i mafias energjetike”, duke shtuar se “kabineti kanë qenë kukulla të Albinit, e Albini kukull e mafisë energjetike”.
Ajo theksoi gjithashtu mungesën e reagimit nga institucionet shtetërore ndaj rritjes së trefishtë të çmimit të energjisë elektrike.