Ymeri: Kurti e ka kuptuar se nuk ka rrugëdalje tjetër përveç se ta formoj Asociacionin
Sipas analistit Visar Ymeri, kryeministri Albin Kurtit ka vendosur të krijojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe në rast të plotësimit të 6 kushteve të përmendura.
Kurti e ka të qartë se kjo është strategjia e vetme që do ta çojë Kosovën përpara, sipas Ymerit gjatë emisionit në "Debat Plus" të RTV Dukagjinit.
“Kurti e ka kuptuar se nuk ka rrugë dalje tjetër përveç se ta bëjë Asociacionin. E shpresa e të gjithë neve është se kjo do t’i hap rrugë përfundimit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë" - tha Ymeri.
Ai pohoi se opozita është në anën e tij dhe se ata janë tashmë të vetëdijshëm se nuk ka zgjidhje tjetër.
Kujtojmë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në mënyrë më eksplicite se asnjëherë në lidhje me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, duke thënë praktikisht se mund ta pranonte Asociacionin nëse do të përmbusheshin gjashtë kushte të tij.
"Asociacionim i komunave i dalur në parim nga marrëveshja Thaçi-Daçiq, si një mekanizëm i tillë nga Kosova mund të konsiderohet me këto kushte:
Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës; Nuk mund te jetë monoetnik, duhet të ndërrojë emri, nuk mund të bartë asnjë pushtet publik; Duhet të ketë reciprocitet të të drejtave çfarëdo të drejta për serbët në Kosovë duhet të ketë edhe për shqiptarët në Serbi; Para vendosjes së Asociacionit, duhet të shuhen strukturat ilegale në veri dhe armët ilegale duhet të dorëzohen; Asociacioni mund të jetë pjesë e marrëveshjes finale vetëm pas njohjes reciproke me ç'rast Serbia t’i ketë pranuar parimet e kartës së OKB-së; Dhe e fundit, Vuçiqi të tërheq letrat mosnjohëse që ka dërguar ndaj pesë shteteve të Bashkimit Evropian." – ka thënë Kurti.