Ymeri: Kosova e ka pasur inflacionin më të madh në rajon, ky s'është sukses ekonomik
Analisti Visar Ymeri ka thëse Kosova e ka pasur inflacionin më të madh në rajon.
“Në Kosovë dallimi në çmimet e ushqimit dhe veçanërisht sasisë së parave që qytetarët i shpenzojnë për ushqim është dukshëm më i madh krahasuar me rajonin”, shtoi ish-deputeti.
“Përgjatë viteve të inflacionit, Kosova e ka pasur inflacionin më të madh krahasuar me krejt vendet e rajonit. Arsyeja pse ne sot marrim më shumë të hyra në vlerë nominale është për shkak të rritjes së çmimeve”, tha Ymeri.
Në këtë kontekst, Ymeri ka deklaruar më tej se nuk mund ta quaj sukses ekonomik.
“Ky nuk është sukses ekonomik. Në kohë krizash me u krekos që po merr shumë para për buxhet është mosnjohje bazike e ekonomisë, sepse kjo po i bie që po i varfëron qytetarët, dhe çka po bën Kurti, po i jep në formën e subvencioneve”, tha analisti Ymeri.