Ymeri: Aq shumë i ka besuar Trainkos kontraktorit sa që e ka nënshkruar kontrata pa çmime në paramasë - NACIONALE

Ymeri: Aq shumë i ka besuar Trainkos kontraktorit sa që e ka nënshkruar kontrata pa çmime në paramasë

6 orë më parë

nga NACIONALE

Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, ka vazhduar kritiken ndaj ndërmarrjes publike “Trainkos” për riparimin e vagonëve të Kosovës në Serbi.

Ajo ka bërë me dije se kjo kompani i ka besuar shumë kontraktorit për këtë çështje.

Në profilin e saj në Facebook, ajo ka shkruar se për këtë fakt Trainkos e ka nënshkruar kontratën pa çmime në paramsë.

“Aq shumë i ka besuar TrainKos kontraktorit për Vagonë sa që është nënshkru kontrata afër gjysëm milioni pa çmime në Paramasë. Kjo i bjen me Tahmin, e çmimet saktë i qet kontraktori nga Republika e Serbisë. Çfarë besimi”, ka shkruar ajo.

Lajme të ngjashme