Ylli Hoxha: Më mirë të bëhet Lushatku nënkryetar i Nismas, se Limaj kryetar i PDK-së - NACIONALE

Ylli Hoxha: Më mirë të bëhet Lushatku nënkryetar i Nismas, se Limaj kryetar i PDK-së

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ka kohë që flitet për në ribashkim të kryetarit të Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj, me Partinë Demokratike të Kosovës.

Afërsia e Limajt me nënkryetarin e Skenderajt, Sami Lushtaku ka ngritur shumë pikëpyetje se një kthim i Limajt në PDK mund të bëhet realitet. Madje vetë Lushtaku e ka pohuar se “Limaj i duhet PDK-së”.

Rreth kësaj çështje ka shkruar analisti, Ylli Hoxha, i cili ka një mendim më ndryshe.

Sipas tij, më mirë do të ishte që Lushtaku t’i bashkohet Nismës se sa e kundërta.

“Nuk e di a ma pranojnë për të sinqertë PDK-ja këshillen ama ma mirë i del hesapi Saminë me bo nënkryetar të Nismas, se Limajn kryetar të PDK-së!” – ka shkruar Hoxha në profilin e tij në Facebook.

Lajme të ngjashme