“Xiuuu”: Pamje të lojërave të vjetra popullore me goditje në të buta, fotoja e Titos në odë - NACIONALE

“Xiuuu”: Pamje të lojërave të vjetra popullore me goditje në të buta, fotoja e Titos në odë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Radiotelevizioni i Kosovës ka publikuar pamje të lojërave popullore nga viti 1981. Në njërën prej lojërave, një burrë shihet duke e goditur një tjetër në të ndenjura, përderisa të dy janë shtrirë në dysheme dhe i kanë ngatërruar këmbët.

Në një pjesë tjetër të videos, një burrë shihet duke qëndruar duke u mbajtur me të dyja duart në një pajisje druri, pa lejuar që ndonjë pjesë tjetër e trupit t’i prekë në dysheme.

Në një lojë tjetër, dy burra shihen të kapur për krahësh e duke u lëkundur në dysheme.

Më pas, disa burra shihen në rrugë teksa e godasin njëri-tjetrin me shqelma.

Në një lojë tjetër, një burrë qëndron mes dy të tjerëve dhe i godet në shuplakën e dorës, pastaj përkulet shpejt për ta shmangur goditjen nga ta. Ndërkohë dëgjohet duke e nxjerrë nga goja tingullin “xiuuu”.

Në murin e odës ku po luheshin lojërat shihet fotografia e ish-udhëheqësit jugosllav, Josip Broz Tito.

Për më shumë, shikojeni videon e publikuar nga televizioni publik.

Lajme të ngjashme