Xhemajl Rexha e konfirmon largimin nga Kanal10, thotë se "për momentin" do t'i përkushtohet AGK-së - NACIONALE

Xhemajl Rexha e konfirmon largimin nga Kanal10, thotë se "për momentin" do t'i përkushtohet AGK-së

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari Xhemajl Rexha edhe zyrtarisht nuk është më pjesë e televizionit “Kanal 10”.

Kështu ka bërë të ditur Rexha në profilin e tij në Facebook.

Rexha nuk ka treguar arsyet se pse është larguar nga Kanal 10 por ka thënë se për momentin do të angazhohet në Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës (AKG).

Xhema në AGK mban pozitën e kryetarit.

Të nderuar, Nga fundi i vitit të kaluar, kam përfunduar angazhimin tim në Kanal10. Ka qenë një përvojë e veçantë, dhe jam falënderues për bashkëpunimin me një grup të rinjsh entuziastë e të përkushtuar për profesionin. Për momentin, i gjithë angazhimi im do të fokusohet në punën në Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme