Xhavit Jashari: Kurti dhe Qeveria e tij e kanë sulmuar luftën e UÇK-së prej se kanë ardhur në pushtet - NACIONALE

Xhavit Jashari: Kurti dhe Qeveria e tij e kanë sulmuar luftën e UÇK-së prej se kanë ardhur në pushtet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Xhavit Jashari nga Shoqata e Familjarëve të Dëshmorëve të UÇK-së ka folur rreth raporteve me Qeverinë Kurti.

Në Debat Plus të RTV Dukagjinit, Jashari ka theksuar se që nga ardhja e Qeverisë Kurti në pushtet, ata e kanë sulmuar luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

“Prej se ka ardhur kjo qeveri, ky kryeministër, e kanë atakuar luftën e UÇK-së dhe kategoritë e dala nga lufta në një kohë dhe situatë q ë nuk është dashur të veprohet kështu kur kihet parasysh padrejtësitë që po bëhen tani edhe në Gjykatën Speciale, krerëve të UCK-së, dhe ky kryeministër i ka atakuar dhe shantazhuar po edhe këta të cilët sot gjenden atje padrejtësisht duke i quajtur kriminelë. Ju e dini që i është drejtuar ndërkombëtarëve duke u thënë ju i shihni ata.. këta janë kriminelë, pastaj shko Hashim, nuk mund të thuash shko Hashim kur ai ka qenë president…” – tha ai në RTV Dukagjini.

Lajme të ngjashme