Xhamia e Madhe do të kushtojë rreth 40 milionë - NACIONALE

Xhamia e Madhe do të kushtojë rreth 40 milionë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka treguar se Xhamia e madhe në Prishtinë do të kushtojë rreth 40 milion euro.
Në një intervistw për gazetën Nacionale, ai ka thënë se këto para do të sigurohen nga xhemati i Turqisë.
"Ne këtë e kemi bërë publike shumë herë. Se sa do të kushtoj saktësisht nuk mund ta di, sepse po e shohim se çmimet janë duke u ngritur. Ajo është një xhamie e madhe, e cila parashihet të kushtoj rreth 40 milionë euro. Saktësisht, sa do të kushtoj nuk e di. Kjo është një dhuratë për popullin e Kosovës nga xhemati i Turqisë. Pra, mjetet për ndërtimin e kësaj xhamie janë tubuar nëpër xhamit e Turqisë, që janë mbi 100 mijë xhami. Nëse ka nevojë për të shtuar mjete tjera, sigurisht që Bashkësia Islame e Turqisë do të organizojë edhe një aksion për tubimin e mjeteve për përfundimin e punëve në këtë xhami. Pra, kjo xhami është dhuratë e xhematit të Turqisë", deklaroi ai në një intervistë për Nacionalën.

Lajme të ngjashme