Xhaferi e thotë qartë se s’është kryeministër teknik: S’ekziston ky nocion
Talat Xhaferi, kryeministër i Maqedonisë së Veriut, ka dhënë një intervistë për Top Channel, ku ka folur për zgjedhjen e tij në funksionin më të lartë shtetëror në shtetin fqinj.
Xhaferi ka dekluar se nuk është kryeministër teknik. Tutje, ai ka sqaruar se një nocion i tillë nuk ekziston në ligjin për qeverinë.
“Statusi im nuk është si teknik për shkak se qeveria, mbi bazë të marrëveshjes së Përzhinës si vendim politik, ka qenë e kushtëzuar me ndryshimet e ligjit për qeverinë që qeveritë e ardhshme nga 2016-ta e këtej, qofshin të parakohshme apo të rregullta, në përbërjen e qeverisë në 100 ditët e fundit të qeverisjes do t`i shtohen ministrat shtesë të opozitës për të siguruar pajtueshmëri me rezultatet e zgjedhjeve. Nocioni i përkohshëm, nocioni teknik nuk ekziston as në ligjin për qeverinë, as në kushtetutë. …a do të thotë ajo se nuk do te merremi me veshtje të tjera që dalin vec zgjedhjeve, keshtu qe termi teknik është vetëm një term popullor që përdoret jashtë atij që është nocioni dhe statusi i vërtetë i qeverisë. Çështja e përcaktimit të faktorit shqiptar të opozitës, jo se nuk më votuan mua, por fatkeqësisht, është një përsëritje e rasteve të ngjashme në histori” - u shpreh Xhaferi.