Xhafer Tahiri nuk iu frikësohet masave nga Abdixhiku
Zyrtari i LDK-së, Xhafer Tahiri, ka thënë se nuk iu frikësohet masave nga lideri i partisë.
Ai ka thënë se kush jeton me frik në politik nuk arrin askund.
“Në politikë, në jetë ai që funksionon me frikë, ai nuk arrin askund”, ka thënë ai për gazetën Reporteri.
Sipas tij, LDK-ja po kalon nëpër një situatë të rendë.
“Çdo shtëpi në Kosovë po e sheh çka po ndodh me LDK-në, por i them secilit anëtarë të LDK-së, atyre që kanë qenë më herët, edhe ata që do të vijnë, kjo parti politike, do të ringritet dhe do të bëhet më e fuqishme dhe sot këta njerëz që janë në Kuvend do ta gjejnë rrugën e duhur se si të ringritemi, edhe duke pranuar ku kemi gabuar, por edhe duke marrë përgjegjësi për atë që na takon, por edhe duke dhënë alternativë të vërtetë rrugës tonë përpara”, ka thënë Tahiri.