Xhafer Tahiri: Glauk Konjufca duhet me dhanë dorëheqje sonte
Xhafer Tahiri nga LDK-ja ka thënë se Glauk Konjufca duhet të jap dorëheqje për ofendimin ndaj Vjosa Osmanit.
Tahiri në një shkrim në Facebook, e ka theksuar se Konjufca ka gënjyer kur e quajti “pseudogazetar” militantin e VV-së, Valton Hasani, i cili ia bënte pyetjen me termin “frizerkë”.
“Glauk Konjufca duhet me dhanë dorëheqje sonte, nesër është vonë. Një ofendim nuk fshihet me një mashtrim!
Në reagimin e tij, Glauku po thotë një të pavërtetë, ai po thotë me pyeti një gazetar, a videon virale e ka ba militanti i VV, Valton Hasani i cili nuk është hiq gazetar”, ka shkruar ai.