Wow: Serbia, sipas Gërvallës, është arsyeja pse “nuk po vihen në pah arritjet e jashtëzakonshme” të Kurtit
“Arritjet e Kurtit janë të jashtëzakonshme”, ka thënë Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, por ama ekziston një arsye pse ato “nuk po vihen në paq”.
Arsyeja? Serbia.
Sepse, tha ajo, Kurtit “nuk i shërben konflikti” duke qenë se, sipas saj, “në të gjitha fushat, në ekonomi, në të gjitha zhvillimet në fund ka arritur me qeverisjen e tij një progres të jashtëzakonshëm”.
“Qytetarët e Kosovës janë të lodhur nga konflikti... Mendoj se asgjë më tepër nuk do ta kishte vënë në pah zhvillimin e jashtëzakonshëm në të cilin ka kaluar Kosova gjatë këtyre katër viteve se sa ta kishim më stabile situatën në raport me Serbinë. Ne sot, i gjithë Ballkani, jem i peng i strategjisë destruktive të Serbisë”, tha ajo në Top Channel.