Wow: Gërvalla i ngjet titullin “profesor” mësimdhënësit Nezir Kraki - NACIONALE

Wow: Gërvalla i ngjet titullin “profesor” mësimdhënësit Nezir Kraki

1 vit më parë

nga NACIONALE

I angazhuari me mësimdhënie, me orar të pjesshëm, në një universitet në Paris, tash i zgjedhur deputet në Kuvendin e Kosovës, Nezir Kraki, e gjeti veten të quajtur titullarisht “profesor” nga shefja e partisë ku tashmë takon, Donika Gërvalla e “Guxo”-s.

“Një diskutim të frytshëm në kuadër të ligjëratës së prof. Nezir Krakit, me theks mbi marrëdhëniet e Kosovës me BE-në në kontekstin gjeopolitik aktual”, shkroi ajo në Facebook.

Kraki, në pyetjen e Nacionales për të saktësuar qëndrimin, i.e gradën akademike të tij që ushtronte në Paris, pati shpjeguar se “nuk jam çmend m’i thënë vetes profesor në kuptimin francez të fjalës” dhe se në fakt ishte “i angazhuar me mësimdhënie, jo me orar të plotë”.

Lajme të ngjashme