Wow: Duket që Bislimit iu ngatërrua fjala "Përvjetor" me "Ditëlindje" në anglisht
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, më një postim në X, shprehu “nderin dhe kënaqësinë” e tij për të prezantuar 'zhvillimin e Kosovës' në një ngjarje ndërkombëtare, por me një detaj të çuditshëm – një gabim të një nxënësi fillestar të anglishtes: sipas tij, Kosova ka "ditëlindjen" e 17-të.
Fjala "birthday" në anglisht përdoret ekskluzivisht për përvjetorin e ditëlindjes së një personi, ndërsa për një shtet, institucion apo ngjarje historike, termi i duhur është “anniversary” apo në shqip: “përvjetor”.
"Ishte një kënaqësi dhe nder i veçantë të isha në @coenatolin, një institucion i dijes që si frymëzon ashtu edhe mbledh mendje të ndritura dhe studentë të shkëlqyer nga shumë vende dhe kultura. Një mundësi unike për të prezantuar rritjen dhe zhvillimin e Kosovës, në ditën e sotme të ditëlindjes sonë të 17-të." - shkroi Bislimi në X.
It was a distinct pleasure & honor to be @coenatolin, an institution of knowledge that both inspires and gathers bright minds & excellent students from many countries & cultures. A unique opportunity to present Kosova's growth and development, on the today of our 17th birthday. pic.twitter.com/AnsUVWcgd0
— Besnik Bislimi (@BislimiBesnik) February 17, 2025