William Walker propozon Faton Bislimin për President, u dërgon letër liderëve të partive parlamentare
Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori në pension William G. Walker, u ka dërguar letër liderëve të partive politike të përfaqësuara në Kuvend, duke propozuar Faton “Tony” Bislimin për President të Kosovës.
Në letër, Walker shpreh shqetësimin për bllokadën e procesit të zgjedhjes së presidentit dhe vlerëson se Bislimi ka përvojën, formimin akademik, njohuritë ndërkombëtare dhe profilin e nevojshëm për këtë post.
Gazeta Nacionale ka siguruar letrat që William G. Walker i ka dërguar liderëve të partive parlamentare të Kosovës.
Walker ka kërkuar që emri dhe kualifikimet e Bislimit të merren në konsideratë gjatë diskutimeve për zgjedhjen e presidentit të ri.
Megjithatë, deri në publikimin e letrës, LVV, PDK, LDK dhe AAK nuk e kanë konfirmuar se e kanë pranuar atë.

