Walker: Krerët e UÇK-së po mbahen padrejtësisht në Hagë, nuk më lejuan t'i vizitoj - NACIONALE

Walker: Krerët e UÇK-së po mbahen padrejtësisht në Hagë, nuk më lejuan t'i vizitoj

1 vit më parë

nga NACIONALE

Udhëheqësi i Misionit Verifikues të OSBE-së në kohën e luftës në Kosovë, William Walker ka përmendur edhe Gjykatën Speciale të Hagës.

Sipas tij, ish-udhëheqësit e UÇK-së, po mbahen atje duke u gjykuar padrejtësisht.

“Po, tre të akuzuarit që janë aktualisht në Hagë, ish-liderë të UÇK-së, nuk ishin në krye të një strukture të organizuar ku çdo urdhër vinte nga lart dhe zbriste poshtë”, tha ai në Klan Kosova.

Ai tha se edhe pse ka kërkuar që t’i takojë ata, nga Gjykata nuk i është mundësuar. Kjo me arsyetimin se është procedurë e ndërlikuar.

Walker mes tjerash tha se e sheh të çuditshëm faktin se janë prej 3 vitesh në paraburgim për krime që nuk i kanë bërë.

Lajme të ngjashme