VV vazhdon tendencën për t’i marrë meritat e artikullit të “The Economist”, Zogiani sulmon Hotin - NACIONALE

VV vazhdon tendencën për t’i marrë meritat e artikullit të “The Economist”, Zogiani sulmon Hotin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëvendësministri dhe zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Zogiani, njëjtë si shumë kolegë të tij partiakë, po tenton të marrë meritat për një shkrim në “The Economist” ku lavdërohen bizneset kosovare, e që në fakt, këta po tentojnë ta paraqesin si sukses të Qeverisë Kurti.

Ndonëse kjo e fundit nuk përmendet askund në këtë artikull, tash zyrtarët e VV-së përveç mediave, me të njëjtin po sulmojnë edhe opozitën.

Zogiani përmes një shkrimi në Facebook, i ka reaguar deputetit Avdullah Hoti.

“Ky që i pati sjellur 13 miliardë euro me një marrëveshje, dhe që e pati zbuluar një formulë te re mbi përqindjen!” – ka shkruar ai.

Ndërkohë, për të kuptuar se si në fakt qëndron e vërteta, lexoni këtë artikull të publikuar në Nacionale:

Lajme të ngjashme