VV 'shtrëngon' popullin ta shikojë Bujar Dugollin në vend të Albin Kurtit - NACIONALE

VV 'shtrëngon' popullin ta shikojë Bujar Dugollin në vend të Albin Kurtit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti parashihej që sonte në orën 20:20 të paraqitej në një intervistë në Radiotelevizionin e Kosovës. Sidoqoftë, për shkak të “problemeve teknike”, qytetarët do të duhet që edhe për pak kohë të ndjekin profesorin Bujar Dugolli, i cili është i pranishëm në një emision në mediumin publik.

Intervista e kryeministrit Kurti pritet të fillojë me vonesë, siç ka konfirmuar Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi në Facebook.

“Transmetimi i intervistës së Kryeministrit Kurti me RTK, e paraparë për në orën 20:20, për shkak të disa problemeve teknike do të fillojë me pak vonesë.” – thuhet në njoftim.

Tutje, VV-ja shkruan: “Ju kërkojmë ndjesë. Faleminderit për mirëkuptimin tuaj!”.

Derisa të fillojë intervista e kryeministrit Kurti, qytetarët duhet të përcjellin një emision ku është duke folur profesori Bujar Dugolli, i dyshuar për plagjiaturë.

Ashtu siç edhe mund të pritej, aktivisti Rron Gjinovci menjëherë sapo e ka parë Dugollin ka reaguar kundër tij duke i kërkuar llogari televizionit publik për ftesën që i ka drejtuar profesorit universitar që e sheh si plagjiator.

Lajme të ngjashme