VV-së i prishet mikrofoni në mbledhje, Kurtit e Nagavcit i deformohet zëri
Sot Lëvizja Vetëvendosje mbajti mbledhjen e radhës të Këshillit të Përgjithshëm. Në mbledhje, natyrshëm, morën pjesë figurat më të rëndësishme të kësja partie, përfshirë kryeministri Albin Kurti, që është edhe kryetar i VV-së.
Gjatë fjalimeve, VV-ja kishte probleme me mikrofon dhe zërim. Në momentin kur Kurti doli në podium për të lexuar fjalimin e tij, zërimi nuk punonte si duhet. Për shkak të këtij problemi teknik, Kurtit iu deformua zëri, siç mund të shihet në videon e mëposhtme nga minuta 13:30.
Njëjtë i ndodhi në fillim edhe Arbërie Nagavcit, ministre e MASHTI-t, siç mund të shihet në videon e njëjtë nga minuta 5:20.