VV nuk ndalet: Kryetari i Shtimes i thirrë përsëri në takim mësuesit, kërkon që të ndalet greva - NACIONALE

VV nuk ndalet: Kryetari i Shtimes i thirrë përsëri në takim mësuesit, kërkon që të ndalet greva

1 vit më parë

nga NACIONALE

Disa nga paralelet, nëpër shkollat e komunave, të cilat udhëhiqen nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, kanë filluar mësimin që disa ditë. Kjo pasi të njejtit po i shkojnë përshtati qëndrimeve të krerëve të Qeverisë, se greva duhet të ndalet, dhe mësimi të fillojë. Pasi sipas tyre kjo grevë ka qëllime politike.

E ngjashëm edhe gjatë ditës së sotme, ka vepruar përsëri i pari i komunës së Shtimes, Qemajl Aliu.

Ai së bashku me nënkryetarin dhe drejtorin e Arsimit, i kanë ftuar në komunë mësuesit e shkolles parafillore dhe fillore.

Kështu bën me dije, një burim i gazetës, brenda kësaj komune.

“Kryetari i Komunës, nënkryetari, drejtori i DKA-së sot i kanë thirrë në komunë, për një takim mësuesit e parafilloreve dhe filloreve të një shkolle. Komuna ka kërku nga ta me ndalë grevën e me ia nisë mësimi”, thotë ky burim.

Ndryshe katër kryetarët e komunave të Lëvizjes Vetëvendosje, janë deklaruar javë më parë se janë kundër grevës dhe se mësimi duhet të fillojë. Andaj, të njejtit po shfrytëzojnë fuqinë e tyre vendimmarrëse për t’i bindur mësuesit që ta ndalin grevën.

Lajme të ngjashme