VV nis sulmet ndaj LDK-së, Rexhaj: Ndoshta nuk është problem “hajvanati”, ndoshta “oligarku”? - NACIONALE

VV nis sulmet ndaj LDK-së, Rexhaj: Ndoshta nuk është problem “hajvanati”, ndoshta “oligarku”?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arber Rexhaj i ka reaguar Lidhjes Demokratike të Kosovës pasi refuzuan ftesën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti për takim.

Rexhaj përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka sulmuar LDK-në duke thënë se “ndoshta problem nuk është te letra e Kurtit, por te adresa”.

Ai tutje ka pyetur se “ndoshta problemi nuk është te “hajvanati”, por te “oligarku”.

“Ndoshta problemi nuk është te letra e Kryeministrit Kurti, por te adresa? Ndoshta nuk është aty qendra e vendosjes sot në LDK?

Ndoshta nuk është problem “hajvanati”, ndoshta “oligarku”?” – ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme