VV në Prishtinë nuk e voton buxhetin për 2025: Buxhet zgjedhor i LDK-së, për interesa të tyre
Lëvizja Vetëvendosje ka lëshuar seancën në Kuvendin Komunal të Prishtinës duke mos e votuar buxhetin për vitin 2025.
VV e ka quajtur “buxhet zgjedhor të LDK-së, për interesa të tyre, dhe për të shtyrë përpara agjendën zjedhore” dhe se për më tepër partia e tyre “nuk është pyetur e as konsultuar” rreth buxhetit.
“Nuk i keni votat e nevojshme, e keni sjell draftin e njëjtë, mendësi të njëjtë. Siç e dini ky është një moment vendimtarë që determinon vizion për zhvillim. Është moment kritik dhe se VV nuk mund të mungoj siç nuk ka munguar asnjë herë në raste të tilla. Kemi përkrahur dhe kemi mbështetur çdo iniciativë që është në të mirë të kryeqytetit”, ka thënë Gëzim Sveçla i VV-së, siç e citoi Ekonomia Online.
“Për këtë buxhet as nuk jemi pyetur as nuk jemi konsultuar. Vazhdojmë të mendojmë që ky buxhet nuk i shërben Prishtinës por është buxhet zgjedhor i LDK-së i krijuar nga zyrtarë të LDK për interesat e tyre partiake, për ta shtyre përpara agjendën zgjedhore”, ka thënë ai.