VV merr pjesë në takimin e Osmanit për zgjedhjet, besojnë se do të shkojë Glauk Konjufca - NACIONALE

VV merr pjesë në takimin e Osmanit për zgjedhjet, besojnë se do të shkojë Glauk Konjufca

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Edhe Lëvizja Vetëvendosje ka konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e nesërm të ftuar nga presidentja Vjosa Osmani, ku pritet të diskutohet për datën e zgjedhjeve parlamentare.

Zëdhënësi i partisë, Arlind Manxhuka, raportohet se ka thënë që në takim pritet të shkojë nënkryetari Glauk Konjufca.

“LV do të marrë pjesë në takimin e ftuar nga Presidentja Osmani. Besoj që do të shkojë nënkryetari i parë i LV’së, Glauk Konjufca.” – ka thënë ai për “Express”.

Ndërkohë, pjesëmarrjen e kanë konfirmuar edhe partitë opozitare, PDK, LDK e AAK.

Takimi i nesërm do të mbahet prej orës 14:00.

Lajme të ngjashme