VV mbledh qendrat e saj nëpër në Kosovë, flasin për “zbatim të programit qeverisës”
Partia Vetëvendosje ka mbajtur dje një mbledhje të përbashkët me drejtuesit e qendrave të saj, në zyrën qendrore të subjektit politik.
Takimi, siç u tha në njoftim, ishte mbledhja e parë me qendrat pas përfundimit të zgjedhjeve të përgjithshme dhe ciklit të zgjedhjeve lokale, duke u cilësuar si hap i radhës në konsolidimin e organizimit në terren.
Po ashtu, u trajtuan procesi i certifikimit të rezultateve zgjedhore, konstituimi i institucioneve të reja dhe çështjet organizative të brendshme. Lëvizja ritheksoi përkushtimin për organizim demokratik dhe zbatim të programit qeverisës.