VV 'mbledh' gratë në Odë, s'mungon as Albin Kurti - NACIONALE

VV 'mbledh' gratë në Odë, s'mungon as Albin Kurti

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Lëvizja Vetëvendosje duket se ka mbledhur sot anëtaret e partisë në teatrin Oda.

Kjo është bërë e ditur nga deputetja Tinka Kurti e cila ka shpërndarë edhe pamje nga ky tubim.

“Sot në teatrin Oda me anëtare nga anembanë Kosova për solidaritetin gjinor, punët që po bëhen nga përfaqësueset/it e Lëvizjes drejt barazisë dhe rruga që na pret.” – ka shkruar ajo.

Sipas pamjeve, duket se i pranishëm në këtë organizim ka qenë edhe kryetari i partisë, njëherit kryeministri Albin Kurti.

Nuk dihet nëse në këtë tubim është folur edhe për dhunën ndaj grave, viktimë e të cilës në fund të vitit të kaluar kishte qenë edhe Hamide Magashi, dhe për të cilën Kurti mes tjerash kishte komentuar "dy shqiptarë më pak, do të jenë duke menduar armiqtë tanë".

Lajme të ngjashme