VV kritikon Përparim Ramën për udhëtimin në Shqipëri, harron udhëtimet e Kurtit - NACIONALE

VV kritikon Përparim Ramën për udhëtimin në Shqipëri, harron udhëtimet e Kurtit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Lëvizja Vetëvendosje e ka bërë një kritikë të ashpër ndaj kryetarit të Prishtinës, Përparim Ramës për udhëtimin e tij në Lezhë të Shqipërisë... duke e harruar shefin e tyre, Albin Kurtin.

Kryeministri i Kosovës i ka kaluar gati tre muaj të vitit të kaluar (përkujtim: një vit i ka 12 muaj) jashtë vendit nëpër udhëtime të ndryshme.

Por, si duket kjo nuk ka ndaluar Vetëvendosjen në Prishtinë që t’i bënte një kritikë të ashpër vizisë së Përparim Ramës në qytetin historik shqiptar, Lezhë.

“Siç duket, Kryetari i Komunës vazhdon atë që di të bëjë mirë: udhëtimet.” – shkruan kjo parti politike që drejtohet nga ‘kryeudhëtari’ i Kosovës.

“Pushteti nuk është i përhershëm, por dinjiteti po. Nuk duhet shfrytëzuar mundësitë që t’i jep pozita, për qejfe personale. Prishtina ka shumë probleme, por edhe Kryetari duket se ka shumë qejfe.” – u shprehet më tej kjo parti politike.

Statusi i plotë:

Lajme të ngjashme